Presidenti amerikan Joe Biden emërojë diplomatin David J. Kostelancik ne postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Diplomati David J. Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.
David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.
Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.
Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.
- Advertisement -
Ai do ta zëvendësoj ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.