Pas mbylljes së turit në jug të vendit, Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë se po terrorizon qytetarët, duke angazhuar makinerinë shtetërore për manipulimin e zgjedhjeve të 14 Majit.
“Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët”.
Besimplotë u shpreh në fitoren e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët tha se kanë përballë kundërshtarë me një emerues të përbashkët.
“Aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike”.
- Advertisement -
Nuk kurseu asnjërin prej tyre, por në mënyrë të veçantë u ndal tek Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro.
“Në Libohovë, nuk i thërriste kush Kumbaro, i thërrisnin Mirela Sherri. Kësaj deputete i del emri në shumë afera, jo vetëm në ministri me tendera, por mos harroni se Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e saj për vite të tëra, mbronte si avokate, paditësit e shtetit, dhe ndante paratë në atë kohë me Mirela Sherrin dhe pastaj me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin”.
Për të treguar se mafia e ndërtimit nuk ndalet, si shembull solli qytetin e Sarandës.
“Mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësin falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën. Me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni, i cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate për qeveritarët”.
Sipas kreut të demokratëve, vetëm vota popullore mund të sjellë ndryshimin në vend dhe largimin e atij që Berisha e cilëson regjim i Kryeministrit Rama.