Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Beogradi përseri hakmerret? Ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
Lajme

Beogradi përseri hakmerret? Ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte

Published 19/04/2024
Share
SHARE

Më 17 prill, autoritetet serbe kanë ndaluar Sadik Durakun nga komuna e Gjakovës nën dyshime për krime lufte.

Vëllai i tij, Avdil Duraku, tha për Radion Evropa e Lirë se Sadiku teksa po udhëtonte nga Britania e Madhe për në Kosovë, më 16 prill rreth orës 22:00 ishte ndalur në pikën kufitare në Horgosh, që lidh Serbinë me Hungarinë.

“Sipas avokatit, ai është arrestuar nën akuza se ka kryer krime lufte kundër popullatës serbe”, tha Duraku.

Në bazë të vendimit të Drejtorisë së Policisë në Kikindë për ndalimin më 17 prill, Sadik Durakut i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, dhe se ekziston dyshimi që “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

- Advertisement -

Sipas vëllait të Sadikut, këto akuza nuk qëndrojnë sepse Sadik Duraku para luftës të vitit 1999, ka jetuar me familjen në Angli.

Në vendin e Drejtorisë policore në Kikindë, Sadik Duraku është shtetas i Britanisë dhe jeton atje.

Familjarët e Sadik Durakut thanë se nuk kanë informacion se në cilën qendër paraburgimi po mbahet ai. “Ajo që dimë është se ai është në Serbi, sot do të dalë para gjykatës”, tha Avdil Duraku.

REL ka kërkuar informacion nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte për këtë rast.

Goran Petronijeviq, avokat që përfaqëson Durakun, tha për Radion Evropa e Lirë se ai është marrë në pyetje nga prokurori dhe se është në pritje që të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake. Ai tha se nuk mund të japë më shumë informacione.

- Advertisement -

Avdil Duraku tha se ka informuar institucionet e Kosovës për rastin e vëllait të tij.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, ende nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin në fjalë.

Në orët e hershme të 17 prillit, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi dhjetëra autobusë me rreth 1.500 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë.

- Advertisement -

Po ashtu, pronarët e agjencive të kompanive të udhëtimit konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se autobusët me udhëtarë u lejuan të largoheshin nga territori i Serbisë pasditen e 17 prillit.

Ndërkaq, Serbia, sipas Kosovës, po ashtu ndaloi dhjetë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill./Rel/

KosPress Portal 19/04/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë
Lajme 23/05/2025
Ancelotti mbyll një epokë te Real Madridi – por zemra mbetet në “Bernabéu”
Sport 23/05/2025
Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit
Lajme 23/05/2025
Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’
Lajme 23/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kurti shkarkon Arbër Vokrrin pas akuzave ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

23/05/2025
Lajme

Rruga e re drejt jugut – Tuneli i Llogorasë, pa kosto deri në fund të sezonit

23/05/2025
Lajme

Kosova nikoqire e NATO-s: Të hënën fillon ‘Defender Europe 2025’

23/05/2025
Lajme

Dënohet për krime lufte – Çaslav Joliq merr 5 vjet e 6 muaj burg

23/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?