Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në një takim në Tiranë, ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme, përfshirë situatën e Kosovës.
Gjatë një konference për media, Begaj theksoi rëndësinë e mbështetjes së Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për stabilitetin rajonal dhe vazhdon të mbështesë forcimin e Kosovës si një shtet të pavarur dhe demokratik.
Ai falënderoi Sllovakinë për njohjen e pasaportave të Kosovës që nga viti 2012 dhe shprehu shpresën se Sllovakia do të rishikojë qëndrimin e saj dhe do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.