Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > BE-ja reagon për targat: Serbia të përmbahet nga veprimet njëanshëm
Lajme

BE-ja reagon për targat: Serbia të përmbahet nga veprimet njëanshëm

Published 19/01/2023
Share
SHARE

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar me shqetësim ndaj një rikthimi të retorikave të çështjes së targave mes Kosovës e Serbisë.

Prishtina zyrtare ankohet se marrëveshja për targat nuk po implementohet siç duhet. Një ditë më parë, ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi prerazi se nuk do të lejohet hyrja dhe qarkullimi i automjeteve me targa të paligjshme serbe KM, që janë riregjistruar nga dhjetori i vitit të kaluar e pas kësaj date.

Pas këtij vendimi, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç u hodh në kundërsulm, duke i akuzuar autoritetet kosovare se po përpiqen të krijojnë krizë dhe tensione të reja.

Mes drojes së një përflakjeje të re të situatës, përmes zëdhënësit Peter Stano, BE-ja i bëri thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të sjellë destabilizim të situatës që edhe kështu është mjaft e brishtë, dhe insistoi që çdo sqarim rreth interpretimeve të bëhet në kuadër të dialogut.

- Advertisement -

“BE-ja kërkon nga të gjitha palët që të respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet e arritura në 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre. Të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanëshme”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Me marrëveshjen e nëntorit, Kosova u ka dhënë fund veprimeve të lidhura me riregjistrimin e makinave me targa serbe që qarkullojnë në Kosovë, ndërsa Serbia pranoi të mos lëshonte më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës, zotim ky të cilin duket se nuk po e mban.

KosPress Portal 19/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit

09/05/2025
Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?