Shuma totale e mbështetjes direkte buxhetore nga BE-ja për Ukrainën në vitin 2023 deri më tani është 6 miliardë euro. Ministria e Financave e Ukrainës publikoi shifrat pas paketës së fundit të financimit.
Komisioni Evropian tha sot se po ofronte një fond shtesë prej 1.5 miliard eurosh për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha: “Sot ne po i ofrojmë Ukrainës 1.5 miliard euro të tjera nën paketën tonë vjetore të ndihmës makro-financiare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën që t’i rezistojë agresionit të Rusisë, të mbajë funksionimin e institucioneve dhe infrastrukturës së saj dhe të kryejë reforma thelbësore”.