Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po kryejnë kontroll në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Nga Policia e Kosovës janë deklaruar në lidhje me këtë aksion por pa dhënë shumë detaje.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë.