Bashkimi Evropian do të rinisë në muajin mars negociatat për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas REL, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të jashtme e siguri, Kaja Kallas, është shprehur se së bashku me të dërguarin e ri të posaçëm, Peter Sorensen, po shohin se si ta bëjnë këtë dialog funksional.
“Sapo kemi emëruar përfaqësues e posaçëm për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen. Unë do të shoh me të në mars se si do të vazhdojmë me këtë. Është e qartë se normalizimi i raporteve është i nevojshëm për dyja vendet.
Dhe nëse ato mendojnë se mund të lëvizin përpara në rrugëtimin evropian, atëherë unë mendoj se një gjë e tillë nuk është e mundur. Ndërkohë dëgjojmë kritika rreth këtij formati. Prandaj unë vërtetë dua të shikoj se si mund ta bëjmë këtë funksional.
E kam adresuar këtë edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë. Dhe ai më ka thënë se është i gatshëm vërtetë të investojnë kohë në normalizimin. Dhe po ashtu natyrisht sapo kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Të shohim se si do të formohet qeveria e re dhe në cilën mënyrë do të ecim tutje”, është shprehur përfaqësuesja e BE, Kaja Kallas gjatë një bisede me gazetarët nga 20 agjenci evropiane të lajmeve.
- Advertisement -
Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që nga viti 2011. Në vitet e fundit, dialogu është zhvilluar në nivel të lartë, mes liderëve të dy vendeve, dhe në nivel kryenegociatorësh.
Gjatë mandatit gati pesëvjeçar të të dërguarit të kaluar të bllokut, Mirosllav Lajçakut, në fillim të vitit 2023 Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.