Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputeti i Parlamentit shqiptar, Lulzim Basha,janë takuar sot në objektin e Këshillit të Evropës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet deputeti Basha i cili ka publikuar edhe fotografi me kryeparlamentarin Konjufca.
“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka shkruar Basha në Facebook.