Një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, e që ka të bëjë me ankesën e dy deputetë nga radhët e minoriteteve, mundet që eventualisht ta rrëzojë nga pozita presidenten Vjosa Osmani. Në lidhje më këtë temë, profesor Arsim Bajrami, ka thënë se një debat i tillë për këtë temë është i parakohshëm.
“Duhet lënë Gjykatën Kushtetuese të merret me këtë çështje”, tha ai.“Pasi të vendoset në Gjykatën Kushtetues, ajo do ta trasojë edhe rrugën se si do të vazhdohet nga aspekti i kushtetutshmërisë”, tha Bajrami në RTK.
Sipas tij, duhet vendosur në mënyrë meritore e të shikohet vendimmarrja, e në rast se është konstatuar ndonjë shkelje, atëherë kushtetuesja e ka të drejtën të vendos rrugën që duhet ndjekur.
I pyetur se në rast se kushtetuesja do të vendos se presidentja ka shkelur Kushtetutën, si do të veprohet më tej, Bajrami tha se tani flitet me mendim paragjykues.
- Advertisement -
“Por në rast se kërkesa e deputetëve eventualisht aprovohet dhe thuhet e është bërë shkelje e Kushtetues, atëherë gjykata do të trasojë rrugën dhe efektet e atij vendimi”, u shpreh ai.“Në rast se votat e këtyre dy deputetëve kanë qenë të pavlefshme, atëherë procesi kthehet në pikën zero të votimit të deputetëve”, tha profesor Bajrami, duke shpjeguar më pas edhe procedurën e votimit.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese do ta analizojë dhe pranojë kërkesa e tilla dhe në këtë rast është bërë shpenzimi i mjeteve juridike, atëherë Kushtetuesja do ta vendos me meritë vendimin e saj.Në rast se konstaton se këtyre dy personave u janë shkelur të drejtat, atëherë gjykata do të kthejë situatën në fillim.
Bajrami tha se presidentja nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe nëse ka pasur shkelje, është dashur që KQZ e pastaj PZAP –ti ndalë ato shkelje.Por në rast se Kushtetuesja konstaton se u janë shkelur të drejtat, atëherë ajo me siguri do të japë sqarimin e veprimeve kushtetuese, sikurse në rastin e qeverisë Hoti.