Akademiku Arsim Bajrami, tha se Kosovës në këtë fazë i duhet kurr më shumë që të mbrojë historinë e saj.
Ai sot në RTK ka folur edhe për zhvillimet e saj që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Sipas tij është e padrejtë që atje po mbahen ish udhëheqësit e UÇK-së.
Profesor Bajrami tha se shteti serb ka kryer gjenocid në Kosovë.
Akademiku Arsim Bajrami, ka folur për librin e tij studimor “GJENOCIDI I SERBISË NË KOSOVË- aspekte juridike“.
- Advertisement -
Bajrami tha se ky libër studimor në fokusin qendror e ka argumentimin juridik të kryerjes së gjenocidit nga ana e shtetit të Serbisë kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Një synim tjetër i këtij studimi është tregimi i të vërtetës mbi luftës e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së në Kosovë, duke provuar juridikisht kryerjen e gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës, me qëllim të parandalimit të tendencave ndërkombetare për mohimin dhe relativizimin e këtij gjenocidi.
Librin studimor “GJENOCIDI I SERBISË NË KOSOVË- aspekte juridike“, do të promovohet së shpejti në Prishtinë.