Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka propozuar që komunat t’ia falin 100 eurot e para secilit tatimpagues.
Ndërsa, pas këtij lajmi ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ku është shprehur se kjo gjë s’mund të ndodhë sepse komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime. Propozimin e Muratit, thotë ajo, e hedh poshtë ministria e tij ndërkohë që ka publikuar një shkresë të MF-së drejtuar një kryetari komune për këtë çështje.
“Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime, andaj çdo ditë po e dëshmojnë se janë Qeveri praktikantësh”, ka shkruar Bajrami.