Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në Davos të Zvicrës tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët
“Në Davos, teksa merrej me mua, Aleksandër Vuçiq tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët, dhe një gazetar aksidentalisht demonstroi publikisht se presidenti i Serbisë vendos për arrestimet politike në vend”, ka shkruar ai në platformën ‘X.
Sipas tij, asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan me të nuk është i mundur.
“Ajo që ndodhi në Serbi është se ministri i Propagandës së Millosheviqit erdhi në pushtet në vitin 2012 dhe tani ai nuk e trajton vendosjen e luleve në varrin e një vajze shqiptare SIÇ DO TË kishte trajtuar GOEBBELS vendosjen e luleve në varrin e një vajze herreje”, shkroi ai.
- Advertisement -
Teksa tha se arsyeja e vetme që ai i lirë është sepse vëmendja e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së ishte mjaft e madhe për këtë çështje.
“Dhe këtë e pashë shumë qartë gjatë ndalimit dhe hetimit që Agjencia e Sigurisë Informative e Serbisë më bëri dje për 4 orë”, tha ai.