Avokati Ben Emerson, që mbron të akuzuarin Kadri Veseli, deklaroi se nuk ka dëshmitarë që mund të dëshmojë se klienti i tij mund të jetë përfshirë në çfarëdo krimi në periudhën e luftës.
“Nuk ka asnjë provë në këto pika”, tha Emmerson. “Nuk ka asnjë provë që ai të mos ketë marrë hapa për të parandaluar ndonjë krim”.
Sipas avokatit, nuk ka një dokument të vetëm në të gjitha provat që të ketë nënshkrimin e tij.
Sa për përgjegjësinë e Veselit, vetëm se ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, avokati tha se është e pakuptimtë që ai të kishte përgjegjësi vetëm se ishte në këtë detyrë.
- Advertisement -
Si rast, ai moir Jabllanicën, ku sipas avokatit Emmerson, Lahi Brahimaj është dënuar për këtë rast nga tribunali i Luftës për Ish Jugosllavinë.
“Kushëriri i tij ishte Ramush Haradinaj, që ishte edhe komandant i Zonës së Dukagjinit dhe ishte oficer përgjegjës edhe për Lahi Brahimajn”, tha avokati, duke shtuar se ai e vizitonte herë pas herë Jabllanicën e Lahi Brahimajn që ishte vartës i tij.
“U bënë dy trupa gjykues të Tribunalit për ish Jugosllavinë dhe konstatuan se Ramush Haradinaj nuk kishte të bënte me këtë rast. E tani Prokuroria mbështetet në të njëjta akte të Brahimajt dhe të tjerave pa i marrë parasyshë vendimet e TPNJ-së”.
Avokati tha se fakti që Veseli ishte në Shtab të Përgjithshëm, nuk duhet që tërthorazi të jetë përgjegjës për krimet e Brahimajt, ashtu siç është vendosur në vendimin e Tribunalin për ish Jugosllavinë, në rastin e dytë ndaj Haradinajt.
“Përgjegjësinë e kishte vetëm Brahimaj”.
- Advertisement -
“A mund tani të ketë përgjegjësi Veseli vetëm se ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm kurse kishte një komandant në zonë dhe një përgjegjës”.
Për më tepër, avokati Emmerson tha se edhe vetë Haradinaj që ishte komandant zone ku ishte jabllanica, është shpallur i pafajshëm.
Avokati britanik Ben Emmerson, deklaroi se Prokuroria e Specializuar ka pranuar se e kishte pasur gabim sa i përket një dëshmitari.
- Advertisement -
“Deri javën që shkoi ishte një dëshmitar në listën e dëshmitarëve të Prokurorisë, i cili kishte pretenduar se e kishte parë një herë Veselin në Kukës”, tha avokati.
“Por, ishte e dukshme që në fillim, pasi pamë deklaratat dhe dëshmitë e këtij dëshmitari, se ai ishte gabuar tërësisht sa i përket identifikimit të Veselit”.
Emmerson tha se javën që shkoi, Prokuroria i dha njoftim mbrojtjes se ky dëshmitar vërtetë e kishte pasur gabim sa i përket identifikimit të Veselit.
Ai u shpreh se Prokuroria ka dështuar të dëshmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përndjekur dhe keqtrajtuar zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, FARK-u ishte përfshirë në UÇK dhe se shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së.
“Ky është një mendim krejt i ndryshëm nga ajo që ka ndodhur në terren, ku shumica e mbështetësve të UÇK-së ishin në fakt anëtarë të LDK-së”, tha Emmerson.
Siç tha ai, këto të dyja nuk ishin dy grupe më vete, por ishin të ndërthurura.
“Tani, konflikte, dallime në mendime ka pasur, si në çdo rast kur bashkohen dy forca politike. Por asnjëherë nuk ka pasur një politikë përndjekjeje ndaj LDK-së”, tha avokati Emmerson.