Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > Artan Kajtazi boton librin më të ri poetik, “Sytë e saj blu si re”
ArteLajme

Artan Kajtazi boton librin më të ri poetik, “Sytë e saj blu si re”

Published 08/12/2024
Share
SHARE

“Sytë e saj blu si re” është libri më i ri poetik i Artan Kajtazit.

Poezitë e Kajtazit nuk janë thjesht pasqyrë e ndjenjave, por një reflektim mbi mënyrën se si individi e përjeton dhe e interpreton botën përreth tij.

“Sytë e saj blu si re” është një udhëtim poetik që shpreh bukurinë dhe kompleksitetin e ndjenjave të njeriut.

Poezitë në këtë përmbledhje janë të mbushura me reflektime mbi ekzistencën, identitetin dhe marrëdhëniet njerëzore, duke përdorur natyrën si një pasqyrë të brendshme të perceptimeve dhe mendimeve filozofike.

- Advertisement -

Në këtë kuadër, ekzistencializmi bëhet një mjet për të kërkuar kuptim dhe identitet, për të reflektuar mbi qenien dhe natyrën e lidhjeve mes individëve.

Librin poetik “Sytë e saj blu si re”, të autorit Artan Kajtazi, e kanë vlerësuar studiues dhe kritikë nga Kosova dhe Shqipëria, duke e konsideruar një vepër të veçantë poetike që e ndihmon në zhvillimin e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Ata kanë theksuar disa aspekte të rëndësishme të këtij libri, përfshirë filozofinë ekzistenciale, estetikën poetike dhe sensibilitetin e brendshëm, që autori sjell përmes vargjeve të tij.

Ja disa nga vlerësimet dhe analizat që kanë dhënë studiuesit, që në këtë paraqitje po i japim në mënyrë telegrafike:

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur i letrave shqipe, Prend Buzhala, ka thënë se, vëllimi poetik me titullin e bukur lirik “Sytë e saj blu si re”, na sugjeron një evokim të butë, një delikatesë përjetimesh e ëndërrimesh, duke e lidhur ngjyrën blu me një rrezatim të pasur ndjesish, siç janë melankolia, qetësia apo dashuria. Kur kësaj bluje i shtohet epitetizimi krahasues (“blu si re”), asociacionet na shpijnë në botën e imagjinatës: tundja e mendimeve dhe e shikimeve lëviz si një re që udhëton në qiell; është një rrjet asociacionesh poetike i lidhjes mes ideve, ndjesive dhe imazheve përmes një rrjedhe të lirshme.

- Advertisement -

Ndërsa, prozatori, poeti, publicisti dhe dramaturgu i njohur Kliton Nesturi, ka thënë se, që në krye të herës duhet thënë se poezia e Artan Kajtazit është një poezi që i përket letërsisë moderne, totalisht e shkëputur nga letërsia shqiptare dhe e kultivuar së tepërmi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe që vazhdon ende edhe në këtë periudhë të shekullit të njëzet e një. Kjo, më së shumti në përçimin e idesë filozofike, por edhe në formë dhe strukturë, me një mendim të ngjeshur e konciz.

E, studiuesi e shkrimtari i njohur, Behar Gjoka, ka thënë se, përmbledhja me poezi “Sytë e saj blu si re”, e autorit Artan Kajtazi, ngërthen një rebus poetik të përveçëm. Shenjat estetike, që shpalosen si shqiptim i metaforës, rrokin unin e shumëngjyrtë, me anësim kah shkrimi i lirikës së pastër, pra të purolirikës. Ngjizja e universit letrar, vjen përmes dëshmisë lakonike, poezive koncize, të cilat e shndërrojnë fjalën në emblemë shpirtërore dhe artistike.

Vepra “Sytë e saj blu si re” është pranuar si një libër që shpalos ndjesinë filozofike / poetike, duke e bërë Artan Kajtazin një zë të rëndësishëm në letërsinë shqipe.
Vepra poetik “Sytë e saj blu si re”, vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Rugova Art”, me seli në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndryshe, Artan Kajtazi është magjistër i shkencave filologjike, i diplomuar në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Është autor i një numri të konsiderueshëm shkrimesh letrare / eseistike. Po ashtu, shkruan tregime të shkurtra dhe poezi. Libri i tij i parë ishte i natyrës kërkimore / shkencore “Autobiografia e Fan S. Nolit” (2016). Libri i dytë ishte poetik “Pemë e egër” (2023). Libër që u mirëprit mjaft mirë nga lexuesi dhe kritika letrare. Ky është libri i tij i tretë dhe i dyti me poezi.

KosPress Portal 08/12/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025
Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve

08/05/2025
Lajme

Eurodeputeti holandez kërkon nga BE: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe pranoni aplikimin

08/05/2025
Lajme

Mitrovica e Veriut: Kapen armë dhe uniforma, Svelça fajëson Serbinë për përfshirje

08/05/2025
Lajme

BE alarmon për ngërçin në Kosovë: Institucionet të formohen urgjentisht

07/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?