Donald Trump dhe ndihmësi i tij i ngushtë Walt Nauta janë të dy të arrestuar në gjykatën amerikane Wilkie D Ferguson Jr në Miami, përpara se të paditet për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago. Lajmin e raporton CNN.
Por sipas mediave të huaja, mos prisni që ish-presidenti ta kalojë natën në burg, të paktën jo ende. Sipas CNN, Trump pritet të lirohet me “njohje personale” – në thelb një premtim se ai do të paraqitet në datat e ardhshme të gjyqit. Avokatët e Trump dhe ndihmësit të tij Walt Nauta, do të paraqiten në gjykatë në emër të tyre.
Alina Habba, një nga avokatet e ish-presidentit Trump deklaroi se aktakuza e klientit të saj është “lloji i gjërave që shihni në diktatura”. Sipas saj këto incidente ndodhin vetëm në vendet si Kuba dhe Venezuela.
‘Ne jemi në një pikë kthese në historinë e kombit tonë. Përndjekja e një kundërshtari kryesor politik është lloji i gjërave që shihni në diktatura si Kuba dhe Venezuela. Është e zakonshme atje që kandidatët rivalë të ndiqen penalisht, të persekutohen dhe të futen në burg,’ -tha Habba.
- Advertisement -
Habba argumentoi se aktakuza e Trump tregon një standard të dyfishtë në sistemin e drejtësisë, ku demokratët si Hillary Clinton dhe Presidenti Biden ende nuk janë ndjekur penalisht në mënyrë të ngjashme për keqpërdorim të materialeve të klasifikuara.