Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës ka arrestuar pesë qytetarë, të dyshuar për narkotikë dhe u ka sekuestruar drogë në vlerë rreth 10 mijë euro. Sipas njoftimit të Policisë, të shtunën hetuesit e antidrogës kanë zbatuar urdhrin për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku edhe janë konfiskuar drogë e armë.
“Tek i dyshuari me iniciale A. P (1978) në xhep i janë gjetur (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse në veturën e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme. Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë”, njofton Policia .
Kontrolli, sipas policisë, ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga garazhet është gjetur, një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.
“Në veturën Pasat, pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjetur (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr. Ndërsa te i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjetur (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr. Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) janë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr; Tek i dyshuari me iniciale (L.K.)është gjetnjë qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr”, njofton Policia.
- Advertisement -
Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë.
Vlera e substancave narkotikeve të konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro(10 000), njofton Pollcia.
“Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me Aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre (3) të tjerët pas intervistimit dërgohen në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.