Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani, i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase, ka ikur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut i ka thënë agjencisë së lajmeve MIA se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.
Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës.