Arabia Saudite planifikon të dërgojë gruan e parë astronaute në hapësirë, në një mision që po përgatitet, siç edhe raportojnë media shtetërore.
Ky vendim po shihet si një përpjekje për të përmirësuar imazhin ultra-konservator të kësaj mbretërie.
Agjencia Saudi Press njofton: “Rayyana Barnawi do t’i bashkohet astronautit saudit, Ali Al-Qarni, në misionin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023. Astronautët do t’i bashkohen ekipit të misionin të hapësirës AX-2” dhe nisja e tyre do të bëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Ky shtet do të ndjekë hapat e fqinjit të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe, që në vitin 2019 u bë vendi i parë arab që dërgoi qytetarë në hapësirë.