Sekretari Amerikanë Antony Blinken, vlerësoi tejmase angazhimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në një bisedë telefonike ai u shpreh se e falënderoi presidentin serb për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin amerikan dhe evropian dhe për qasjen e hapur ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, që është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë.