I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se draft-statuti i Asociacionit i propozuar në takimin e fundit në Bruksel, është pikënisja për themelimin e Asociacionit.
Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot draft-statuti i propozuar në Bruksel është anti-kushtetues dhe se është bërë me urdhër të Serbisë dhe presidentit të saj për krijim e një republike serbe brenda Kosovës, andaj, sipas tij, për çdo proces që synon shkatërrimin e Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë duhet thënë mirupafshim.
Lidhur me këtë, analisti Gazmir Raci, thotë për Gazeta Blic se Asociacioni duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe se Serbia nuk mund ta ketë në dorë funksionimin e shtetit.“Asociacioni vetëm sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se nuk mund të ketë dorë në funksionimin e shtetit të Kosova”, thotë ai.
Sipas Racit, në Kosovë nuk ka politikan që mund t’i thotë Po Republikas Srpska.
“Dialogu është për t’i sjellë normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe vetëm ashtu duhet të jetë përndryshe zgjedhjet një etnike nuk ka mundësi dhe nuk besoj që ka politikanë në Kosovë që mund t’i thotë po Republika Srpska-s”, deklaron analisti Gazmir Raci. “Dialogu ka kuptim nëse zgjidhen çështjet konfliktuoze në interes të shtetit tonë, të Republikës së Kosovës. Po nëse shkohet në dialog për të krijuar një Republikë të re serbe në Ballkan, kuptohet se dialogu nuk ka kuptim. Këtë kërkohet të kenë të qartë kompetentët në Bruksel, në Uashington, në Londër, në Paris, në Berlin e kudo tjetër. Me Asociacion që nënkupton shtetin serb shkohet në ndërprerjen e dialogut”, thotë ai.
- Advertisement -
Sipas Kelmendi, nëse bëhet Asociacion jashtë Kushtetuës, Kosova të hiqet nga dialogu me Serbinë dhe se nuk duhet lejuar tkurrje të territorit sovran.
“Rruga më e drejtë e Republikës së Kosovës është mos pranimi i Asociacionit që nënkupton pushtet të gjerë shtetëror, jashtë Kushtetutës. Nëse ecet këndej dihet të largohet Kosova nga dialogu me shtetin serb. Kosova nuk mund të lejojë tkurrje të mëtejme të territorit të vetë sovran. Nuk ka ku shkon më tej humbja e territorit historik të Dardanisë”, vlerëson profesori.
Më tej, ai thekson se serbët kanë të drejta në Kosovë, që nuk i gjen në asnjë shtet evropian për minoritetet.
“Minoriteti serb i ka të drejtat me të gjera në Evropë. Ato nuk i gjen në asnjë shtet të UE-së. Pozita e minoritetit serb ka garanti të mëdha. E ka UE-në e KFOR-in. E ka edhe shtetin e Kosovës garantues të fuqishëm minoriteti serb gjenden në Kosovë në pozitë shumë të garantuar dhe nuk kanë asnjë rrezik nga askush. Garancitë janë të mëdha. As për së afërmi nuk kanë të drejta shqiptarët në Luginën e Preshevës. Atje diskriminohen shqiptarët. Edhe flamurin kombëtar e kanë të kufizuar në veprim. Reciprociteti është mohuar. Kosova kërkohet të futë këtë parim ndërkombëtar në raport me shtetin serb. Nuk ecet me teje në shkatërrimin e Republikës. Koha është për të shkuar nga heqja e kufirit me Shqipërinë dhe në bashkimin e Kosovës me shtetin amë. Rrugë tjetër nuk i kanë lënë Kosovës”, deklaron Muhamet Kelmendi.