Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të dëgjojë miqtë në raport me situatën e krijuar në veri të vendit dhe udhëheqësit të lënë pas egot e tyre dhe të marrin në konsideratë këshillat e miqve të vërtetë.
Këto komente ambasadorja në largim e SHBA-ve, Yuri Kim i bëri në fjalimin e saj përmbyllës para mediave shqiptare.