Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Gjykatës Speciale ndërsa ka përsëritur se “UÇK-ja nuk është në gjykim”. Rohde ka thënë se e kupton demonstratën e djeshme në Prishtinë, por megjithatë ka kundërshtuar pretendimet e shtruara aty.
“Nuk është UÇK-ja që po gjykohet, por individët që po akuzohen për krime të rënda të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për zhdukje të personave dhe torturës”, thotë Rohde në fjalën e tij.
“Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme s’duhet të ketë pandëshkueshmëri për askënd. Gjykata Speciale e ka mbështetjen e plotë.” u shpreh ambasadori.