Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ajo ka dhënë për këtë.
Ambasadori Hargreaves, ka theksuar se FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.
“Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin që ka pasë në progresin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Europë”, ka shkruar ia nëFacebook.