Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në takimin me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur, ka thënë se kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje, për familjet e të zhdukurve.
Hovenier ka shtuar se është i nderuar të takohet drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme.
Ai ka përsëritur thirrjen e SHBA-së për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve.