Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi ka kërkuar edhe një herë nga autoritetet serbe që t’i sjellin para drejtësisë vrasësit e vëllezër Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqit, të vrarë mizorisht nga policia serbe në vitin 1999.
“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ylli, Mehmet dhe Agron Bytytqi u ekzekutuan gjersa ishin në paraburgimin e policisë speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës”, shkruan ambasada amerikan në rrjetin social Twitter.
Kjo ambasadë, duke përsëritur kërkon e saj, kërkon zbardhje e rastit dhe dënimin e autorëve të këtij krimi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje sërish Serbisë edhe një herë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të vërë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, njoftoi ambasada e SHBA-së.
- Advertisement -
Kujtojmë se tre vëllezërit Bytyqi të ardhur nga Amerika me Batalionin Atlantiku, iu bashkuan UÇK-së në pranverën e vitit 1999. Më 23 qershor të të njëjtit vit, pas kishte përfunduar lufta, ishin nisur për të përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, dhe afër kufirit ishin arrestuan nga policia serbe, e cila i kishte dorëzuar në Gjykatën për Kundërvajtje në Prokuple, kjo e fundit i kishte dënuar me nga 15 ditë burg.
Pas lirimit, ata ishin dërguar në një bazë trajnimi të policisë serbe dhe më pas ishin vrarë mizorisht me plumba pas koke.
Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në një varrezë masive në Serbi, me duar të lidhura me tela dhe me shami mbuluar sytë. Që nga ajo periudhë askush nuk është dënuar për vrasjen e Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, që ishin kosovarë me pasaporta amerikane. Kujtojmë se vëllezërit e vrarë ishin rritur në Amerikë dhe flisnin vetëm anglisht.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/07/Capture.jpg)