Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur fillimin e fushatës zgjedhore në Kosovë.
Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se pret që partitë të sillen sipas traditave të forta demokratike.
“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në njoftim.