Ambasada e Kosovës në Norvegji njoftoi se në hyrje të saj, është vendosur një parullë nacionaliste serbe.
Duke e cilësuar si akt kërcënimi të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe shkelje të normave ndërkombëtare, ambasada deklaron se është thellësisht e shqetësuar për këtë imazh alarmant.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në reagimin e ambasadës s Kosovës në Norvegji.