Kryetarja e Komisionit të jashtëm në Britani të Madhe, Alicia Kearns, ka theksuar se vendi i saj, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia, duhet t’i heqin masat ndaj Kosovës. Sipas saj, perëndimi po tregon në Ballkan një dështim për të pasur një bosht kurrizor.
“Ne po tregojmë gjithashtu se nuk kemi marrë mësimet për të frenuar Rusinë. Ne kishim një prioritet të tërë se si mos ta shqetësojmë apo rëndojmë Rusinë në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë është duke ndodhur këtu”, ka deklaruar ajo në një intervistë për Financial Times.
Kearns paralajmëroi në qershor se militantët serbë po kontrabandonin armë në Kosovë, duke rrezikuar një shpërthim dhune.
“Keni parasysh atë që thashë në qershor. Armët vinin nga Serbia me ambulanca, në Kosovë dhe ruheshin nëpër kisha. Dhe çfarë kemi parë? Armët që kanë ardhur qartazi nga Serbia… Dy nga terroristët që vdiqën atë ditë nga të shtënat ishin shoferë të ambulancës. Dhe ku u fshehën? Në një manastir”, tha Kearns, duke folur për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
- Advertisement -
Kearns, i cila vizitoi vendin ku autoritetet e Kosovës ruanin armët e konfiskuara, tha se ishte e qartë se armatimi i shkallës ushtarake kishte qenë pjesë e depove të ushtrisë serbe.