Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Lartë të DASh, Derek Chollet, dy ditë para takimit me Vuçiqin në Bruksel.
Këtë bisedë Kurti e cilëson si mundësi që t’ia rikonfirmojë ShBA-së se e pranon si bazë të mirë propozimin evropian.
Në një postim në Twitter, Kurti është deklaruar pas kësaj bisede.
“E konfirmova mbështetjen time për propozimin e BE-së si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje reciproke në qendër të marrëveshjes si dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve, në të dyja shtetet”, njoftoi Kurti në Twitter.