KUKËS – Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të daljes së tunelit të Kalimashit, në territorin e Kukësit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Autoritetet ende nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me identitetin e viktimave apo shkaqet e mundshme të ngjarjes.
Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.