Policia ka njoftuar se marshi i sotëm “Liria ka emër”, ku u mblodhën mijëra qyetatarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka përfunduar i qetë.
“Njësitet policore janë angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbarëvajtjen e marshit, si dhe menaxhimin e trafikut në mënyrë që pjesëmarrësit në marsh të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike. Marshi është zhvilluar i qetë, janë realizuar disa fjalime dhe rreth orës 15:30, çdo gjë ka përfunduar në rregull, ku pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen të qetë”, ka njoftuar policia.
Policia shtoi se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të sotëm në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.