Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së, Skender Hyseni në lidhje me deklaratat e këtij të fundit që kishte thënë se “Jam 100 herë më LDK se Lumir Abdixhiku”.
Abdixhiku në RTV Dukagjini është shprehur i befasuar nga deklaratat e Skender Hysenin.
“Nuk e kam pritur që vjen dita që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje dhe LDK-së. Por është pozicion bukur interesant”.
“Kanë një gjë të përbashkët Skender Hyseni e Albin Kurti. Asnjëri nga ta nuk e duan këtë LDK, e as rritjen e LDK-së. Njëri nuk e do se e ka kundërshtarë politikë, derisa tjetri nuk e do për shkak të interesave grupore që kishte pasur aty”, deklaroi Abdixhiku.
- Advertisement -
Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është më LDK së paku për 100 herë më shumë se sa kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.