Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për KPK-në.
Sipas tij, Haxhiu nuk mund të jetë bartëse e Ministrisë së Drejtësisë, prandaj thotë se dorëheqja si akt moral do të ishte e domosdoshme.
“Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?”, shprehet ai.