Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar në rrjetin social Facebook ndaj hoxhës Mazllam Mazllami për fjalorin e tij kundër simboleve kombëtare.
Ai ka thënë se fjalori fyes dhe as fyerja e religjionit, “nuk janë liri e fjalës”, por sipas tij, janë ndjellje e urrejtjes dhe përçarjes. “Fjalori fyes ndaj simboleve kombëtare dhe as fyerja e besimit dhe relegjionit nuk është liri e fjalës e të shprehurit por është ndjellje e përqarjes dhe urrejtjes.Në këto kohë të rënduara dhe vështirësi kolektive ai që mbjellë urrejtje dhe fyen në hapësirën publike është një ”myzevir” që është më i rrezikshëm dhe fajtor për veprimet që mund të pasojnë. Nuk duhet të biejmë viktima të këtyre dashakeqësve delikuent dhe duhet distancuar nga ata”, ka thënë