Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > AAK-ja kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Lajme

AAK-ja kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Published 10/03/2023
Share
SHARE

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për rritjet e çmimit të energjisë elektrike, ka shokuar të gjithë qytetarët dhe përgjithësisht sektorin e biznesit në vend.

Lekaj, në një konferencë për media, listoi edhe disa arsye pse AAK-ja mendon se nuk duhet të ndodhë rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Duke marre parasysh subvencionet e ndara nga qeveria vitin e kaluar për zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimit të energjisë, nuk shihet e arsyeshme te ketë rritje të dytë të çmimit dhe aq më pak të ndodhë të ketë rritje në vlerë prej14%. Madje ne kemi pritur ulje apo kthim të çmimit të tarifave të vjetra, e jo rritje të dytë”.

“Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset, ndërsa konsumatorëve familjar pavarësisht subvencionit ju rriten tarifat për më shumë se 100%. Pra, pësuan shumica e qytetarëve, sepse zgjidhjet nuk ishin adekuate”.

- Advertisement -

“KEK-u është në gjendje stabile, ku ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo energji e eksportuar nga KEK-u nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit të energjisë”.

“Dhe katër jemi në stinën e pranverës në fillim të vitit 2023 dhe Qeveria ka hapësirën kohore e buxhetore që të lidhë marrëveshje me shtetet fqinje për shit-blerje të energjisë, dhe që përmes mirëmbajtjeve, renovimit dhe rregullimit të gjeneratorëve e sistemit elektro-energjetik, të krijojë stabilitet shtetëror, ku Kosova do të sigurohet në aspektin e energjisë për vitin 2023-2024”, tha Lekaj.

Mes tjerash, Lekaj ka thënë se me të drejtë shtrohet pyetja jonë si përfaqësues të popullit se cila është arsyeja e propozimit nga qeveria dhe ZRRE-së për rritje të çmimit?

“Qeveria duhet ta dijë që qytetarët e vendit janë të lodhur nga shtrenjtimi i secilit artikull dhe jetesa është bërë e vështirë, ku një familje nuk po mundet ta sigurojë as shportën familjare. Vetëm të mendosh edhe një rritje tjetër te çmimit te energjisë nuk është normale dhe as e arsyeshme”.

“Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri te skajshme dhe në luftë për ekzistencë e mbijetesë. Nëse ndodhë kjo rritje, atëherë qëllimshëm po nxitet dhe stimulohet edhe më shumë ikja e qytetarëve nga vendi”, është shprehur Lekaj.

- Advertisement -

Ai tha se AAK-ja është kategorik kundër dhe nuk do të lejojnë rritjen e çmimit.

“Prandaj, mbi këto që thashë, ne si AAK jemi kategorik kundër kësaj rritje dhe nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka përfunduar Lekaj.

KosPress Portal 10/03/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?