Pas disa javësh konsultimesh mes vendeve të BE-së, Gjermani ra dakord këtë të mërkurë të dërgojë tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë.
Kievi zyrtar shpreson se ato do të ndryshojnë rrjedhën e luftës kundër Rusisë. Dërgimi i këtyre tankeve në Ukrainë është i rëndësishëm pasi do t’i pajisë forcat ukrainase me një mjet tejet modern dhe të fuqishëm ushtarak, në një kohë kur me ardhjen e pranverës, pritet një ofensivë e re ruse.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, teksa njoftoi vendimin për të dërguar 14 tanke të tillë tha po ashtu se do të lejonte edhe shtetet e tjera që të bënin të njëjtën gjë.