Para objektit të Komunës së Zveçanit, KFOR-i sot ka vendosur një pankartë përmes të cilës ka njoftuar se 90 pjestarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar në përpjekje për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt.
”Mbi 90 pjestarë të KFOR-it të lënduar në angazhimin tonë për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt”, shkruhet në pankartë.
Ditë më parë KFOR ka njoftuar se 11 ushtarëve italianë, të cilët u plagosën në sulmet e paprovokuara kundër njësive të KFOR-it të dislokuara në komunën e Zveçanit janë dërguar
Dje gjatë ditës zëdhënësi i shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit duke theksuar se nuk kanë afat se sa do të qëndrojnë në komunat veriore.
- Advertisement -
Sipas tij, derisa të ketë situatë të tillë në veri, do të jenë të pranishëm trupat e KFOR-it./21Media