-Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 6 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.
-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.
-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
- Advertisement -
-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit