Presidentja Vjosa Osmani për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të vendit, ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema.
Takimi i Osmanit me Ramën është duke u zhvilluar dhe mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm tek pritja para objektit të Presidencës.
E para e vendit po ashtu sot në orën 09:00, pret në takim edhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, ku pas këtij takimi do të deklarohen për media, shkruan EkonomiaOnline.