Mbi 1 milionë njerëz kanë protestuar në Francë për tërheqjen e vendimit për pensionet.
Ministri i Punës franceze, Oliver Disop u shpreh se “nuk ka negociata” për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, e cila është planifikuar nga qeveria franceze.
Ai ndër të tjera tha për televizionin France 2 se “Nëse nuk shkojmë në 64, sistemi i pensioneve nuk do të jetë në ekuilibër”.
Ndërsa, sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica e popullsisë franceze kundërshton reformën e pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria franceze.