Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > Vështrim mbi veprën “Sytë e saj blu si re” të Artan Kajtazit
Arte

Vështrim mbi veprën “Sytë e saj blu si re” të Artan Kajtazit

Published 31/12/2024
Share
SHARE

Vështrim mbi veprën “Sytë e saj blu si re” të Artan Kajtazit

POEZIA E THELLËSIVE

Vështrim mbi veprën “Sytë e saj blu si re” të Artan Kajtazit

Shkruan: KLITON NESTURI

- Advertisement -

“Ne kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta”, shprehet Fridrih Niçe, një prej filozofëve më të mëdhenj të historisë njerëzore. Përpara tij, Aristoteli e ka quajtur teatrin “një katarsis”. Më pas ky katarsis mori një kuptim më të gjerë duke përfshirë edhe artin, brenda së cilit qëndron edhe letërsia, me objektetet e saj kryesore; njeriun dhe epokën në të cilën ai jeton.

Qëllimi kryesor i letërsisë, veç katarsisit që synon të prodhojë është që të komunikojë me kohët, jo vetëm me momentin e krijimit, por kryesisht dhe domosdoshmërisht me të ardhmen, duke u shndërruar kështu në një gjurmë të ekzistencës. E gjithë sfida qëndron në formën e shprehjes së saj, në gjerësinë dhe hapësirën që ajo rreket të përhapet, duke na risjellë kështu përpara vetes edhe një herë shprehjen e J. V. Gëtes: “Koha e letërsisë kombëtare ka ikur, ka ardhur koha e letërsisë botërore.”

Në këtë prizëm duhet vështruar edhe vepra e Artan Kajtazit “Sytë e saj blu si re”. Që në krye të herës duhet thënë se poezia e Artan Kajtazit është një poezi që i përket letërsisë moderne, totalisht e shkëputur nga letërsia shqiptare dhe e kultivuar së tepërmi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe që vazhdon ende edhe në këtë periudhë të shekullit të njëzet e një. Kjo, më së shumti në përçimin e idesë filozofike, por edhe në formë dhe strukturë, me një mendim të ngjeshur e konciz.

Në qendër të poezive të Artan Kajtazit është njeriu, i cili flet dhe përjeton epokën në të cilën jeton në vetën e parë, por gjithnjë mbetet thellësisht pjesë e shoqërisë dhe kohës së cilës i përket. Kjo poezi, del nga “uni”, përhapet krejt natyrshëm tek “ne” dhe kthehet përsëri tek vetja. Është një poezi që godet, një poezi që na bën të përjetojmë dhe të reflektojmë sa herë që e lexojmë. Poezia më e gjatë në këtë vepër është pesëmbëdhjetë vargje. Për Artan Kajtazin, e rëndësishme është dhënia e mesazhit filozofik dhe artistik në formë sa më të plotë dhe të koncentruar. Ajo godet në mënyrë vertikale dhe goditëse. Poezia e Artan Kajtazit nuk është poezi e sipërfaqes, por e thellësisë, e cila flet me një gjuhë universale.

“Sytë e saj blu si re” është një vepër e cila tashmë po i falet letërsisë, me qëllimin që të komunikojë me sa më shumë lexues, kudo, dhe padyshim të lërë gjurmë.

- Advertisement -

KosPress Portal 31/12/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025
Arte

Parashqevi Simaku konfirmon kthimin në Tiranë, ja data e koncertit

21/03/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?