Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > VËSHTRIM KRITIK MBI POEZINË E REMZI LIMANIT
Arte

VËSHTRIM KRITIK MBI POEZINË E REMZI LIMANIT

Published 26/08/2023
Share
Altin Kajtazi
SHARE

Shkruan: Altin (Sh) Kajtazi

Folësi i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu hasim shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e shtynë mëtej të qëndron si “burrë”, duke dëgjuar shiun, diellin dhe erën, sesi fryn brenda unit të vetë poetik.

Poeti Remzi Limani është një “detar” midis ujit dhe qiellit

Një pjesë e fundit të poezive të lexuara të poetit tashmë të njohur, Remzi Limani, hapen me një rrëfim krejtësisht personal / autobiografik. Poeti përdorë gjuhën e shpresës, e mëshiron atë me frymën e romancës, anipse ia vlen mundimi për këdo që mendon dhe krijon art, e në veçanti (poezi).

- Advertisement -

Autori më krijimet e tij sjellë një qetësi në vetvete dhe ideja e sekuencës në rilindje e joshi poetin duke mos fshehur asgjë, por duke hedhur dritë në përmbajtjen e tërësisë se vetë tekstit poetik.

Është e qartë se, Limani poezinë e ka parë si diçka udhëzuese, që duhet ndjekur të gjithë njerëzit. Pra, strofat nxjerrin shpresën e poetit, është eksplicite metafora e tij dhe na dërgon në vende dhe situata të ndryshme, duke bërë të vetëdijshëm subjektin krijues.

Poetit elegjiak, Remzi Limani, nuk i shmangët asnjëherë poezisë, kështu fillon njëra ndër to, e shkruar se fundmi.

“Mbi mërzinë e përgjumur,
shkundej pluhuri i ditës së harxhuar.
Njerëzit e tokës, nga ulurimat e panjohura nuk i zinte gjumi”.

Të ik skajeve kjo mërzi. E shoh se ka nuancë frymëzues, është e paprishur dhe poeti e sodit atë, pra shmangë gjithçka për krijimin.

- Advertisement -

Folësi i poezisë qëndron zgjuar dhe natën, që ta ndjenë dashurinë njerëzore. Këtu ka shumë vargje të stuhisë jetësore, por që nuk e largojnë poetin, por e shtynë mëtej të qëndron si “burrë”, duke e dëgjuar shiun, diellin dhe erën, sesi fryn brenda unit të vetë poetik.

Poeti Remzi Limani përmes vargjeve të fundit nuk i hidhërohet jetës, në thelb “nuk ka dashuri”, por ka “dashuri të përsosur” që mund ta ndjejë edhe lexuesi kur i referohet këtyre vargjeve.

Poezia “Ndaj, më lër të behëm flutur”, poeti mendon për të gjithë. Këtu e shohim se ka një përzierje ndjeshmërie dhe tjetërsimi, ku asnjëherë dashuria nuk është në të kaluarën (por në të tashmen), kështu e shohim së paku përbrenda, ku thotë: “Gjithçka në të ishte bashkim i qëlluar”.

- Advertisement -

Gjatë leximit të kësaj vepre u ndala dhe i rilexova shumë herë këto vargje:

“Në feks drite,
muzgu i zbehtë ndahej nëpër katër katrorët e dritares”.

Këto vargje ilustrojnë të ndritshëm. Gjuha e poetit në këta rreshta sugjeron disa mundësi. Muzgu i mesnatës s’ka forcë, por në këtë kontekst ofron “dritaren” që është e lidhur me zërin e tij të ngritur që dëgjohej matanë dhembjes. Poeti fillon dhe sugjeron një përgjigjeje të kontrolluar, irracionale të energjisë së tij, duke dhënë ngritje siç shohim edhe degët e rritura:

“Një herë të vetme,
vetëm një herë një yll u shkëput nga kubeja e qiellit dhe ra mbivetull burri”.

Në strofën e parë jep shembullin “ra një yll mbivetullën e burrit”, duke dhënë një gëzim dhe gjallëri (që kapë qiellin në fluturim), për të treguar butësisht natën të mirë, që syçelur pa gjithçka që e rrethonin.
Poeti Remzi Limani gjallëron më vargjet, kujton çdo gjë të përjetuar, eksperimenton dhe shkëputet nga metodat tradicionale të shkrimit, thënë ndryshe, në mënyrë të veçantë, poezinë e përpunon më një strukturë surrealiste.

Pra, poezia e tij është moderniste, portretizon kohën dekadente bashkëkohore, ku burim ka faktin e jetës që e mëshiron kaq shumë në vargje. Kjo është dëshmi e gjallë e poetit që e ndërthurë më shpirtin njerëzor dhe në kulturën e tij avangarde.

Poezitë e fundit s’kanë ndarje, ka tema të ndryshme, ku në qendër është dashuria dhe poeti përbrenda saj shprehet:

“Sa herë kalëroja përreth teje,
frika për të humburën më kthente në një tempullar fisnik”.

Unë pashë gjithçka të këto poezi, e pashë vetë jetën. Andaj, më “ngacmojnë” shumë rreshtat e poetit që i lexoja çdo ditë dhe që njëherësh venerova se sa ndikojnë në brezin tonë dhe jo vetëm.

Poeti kujton gjithçka, ka një kadencë brenda rreshtave dhe sjellë të lexuesi një frymë të “pabarabartë”, dhe e fton atë të zgjatët mbi fjalët deri sa ka frymë njeriu.

“Jeta mund të jetë një pëllumb i shkruar.
Mund të shkruhet edhe në pëllëmbë dore,
mund të jetë edhe nepërke e larme”.

Nuk mund të hamendësohesh kur i lexon këto poezi, sepse kanë gjallëri, tregojnë një botë dhe pamje çastit të asaj, ku poeti e paraqet më terë forcën e tij, me ajrin që frynë duke i dhënë jetës plotfuqishmëri për të qenë kudo ku shfaqet dashuria.

Poeti Remzi Limani rikujton lulen që lind si zambak, vyshket, por pikat e gjakut të saj rikthehen përsëri.

Poeti Limani përpiqet t’i jep zë të heshturve, se jetën duhet dashur, duke ju referuar dashurisë platonike në vargjet:

“Nuk e di, nëse jam jashtë bardhësive,
apo i dashuruar jashtë unazës së saj?
Mbase, më trembet mendja nga shqetësimi i verbër mes dritave të bollshme”.

Poeti Remzi Limani është një “detar”.

KosPress Portal 26/08/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025
Arte

Parashqevi Simaku konfirmon kthimin në Tiranë, ja data e koncertit

21/03/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?