Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > STOLIA E QAFËS DHURATË KOSOVËS
Arte

STOLIA E QAFËS DHURATË KOSOVËS

Published 20/02/2025
Share
SHARE

Shkruan: Feti Mehdiu

U bë çerek shekulli, e unë, Akoma e kam parasyshë – sikur të kishte ndodhur dje – portretin e z. Ajshe Güzelgöz, një zojë ndërmjet 40-50-tave, kur e hoqi nga qafa zingjirin, kujtimi sigurisht, dhe ia la n`dorë Mustafa Sinanit, “ Bu da Kosova’ya hediyem olsun” – edhe ky dhuratë për Kosovën.

Ishte korik i vitit 1999, në Ankara.

Kosova sapo ishte çliruar nga thundra e ushtrisë e xhandarmërisë dhe paramilitarëve të serbisë, por Akoma shqiptarët e përzënë nga vatrat e veta nuk ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

- Advertisement -

Në Anakara(Turqi) fushata për ndihma humanitare, për të mbledhë çfarëdo artikujsh qofshin: medikamente, veshëmbathje, etj., për Kosovën akoma vazhdonte me intenzitet të njëjt, në forma e me artikuj të ndryshëm. Kjo më ktheu në vitin 1990, kur në Kosovë nisën të vinin ndihmat për shqiptarët e përzënë nga puna dhe nga objektet shkollore e universitare, puntorët nga fabrikat e minjerat e Kosovës.

Qëndrimi im dyjavorë në Ankara, kësaj here nuk ishte thjeshtë për ndihma humanitare. Kishte tjetër qëllim.

Botuesi Logos-A nga Shkupi dhe IHH nga Stambolli, qysh në mujain nëntor të viti 1998 kishin vendos të realizojnë botimin e dytë të përkthimit të Kur`ani kerimit – KUR`ANI DHE HIJA E TIJ SHQIP, një botim që nuk kishte mund të realizohet deri atëherë në gjuhen shqipe: KUR`ANI me përkthim, ballëpër ballë në mënyrë të barbartë. Këtë e kisha dëshiruar qysh në vitin 1985, kur u botua për herë të parë përkthimi i Kur`anit në gjuhen shqie në Prishtinë

Realizuesit e këtij botimi: Shkup-Stamboll, kishin vendos që shtypi të kryhet në Turqi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Stamboll, pasi që Kosova kishte përjetuar tmerrin e luftës për të heq qafet dhunën e paparë të regjimit Beogradit, financuesi i shtypit(IHH) vendosi që shpenzimet e shtypit t`i mbulojë në tërësi dhe KUR`ANI DHE HIJA E TIJ SHQIP, t`i dhurohet lexuesit shqiptarë.

Pas këtij vendimi u ulëm me përfaqsuesin e botuesit, LOGOS-A, Adnan Ismailin, në ILLICAK OTEL, në Aksaraj, dhe në faqen e katërt vumë shenimin: Dhuratë, muhaxherëve të Kosovës – Logos-A, Shkup, dhe KOSOVA muhacirlerine hediye olarak verilir – IHH,Istanbul.

- Advertisement -

Nga Stambolli u përshëndetëm me zotërinjët Murat Jasha dhe Adnan Ismaili, bartësit dhe finansuesit e këtij projekti dhe unë me një veprimtarë të devotshëm e të vendosur, Mustafa Sinan, i cili në vitet 1998 e 1999, i kishte ra kufirit shqiptaro-shqiptarë, nga Gjakova e Prizreni për Tropojë disa here me kurban në qafë, vazhduam rrugën për Ankara.

Mëngjezi i hershëm, ditën e nesërme, na gdhini në Ankara. Gjatë tërë qëndrimit tim në Ankara qëndrova në familjen e Mustafa Sinanit.

Tri a katër ditë na shkuan duke vrapuar nga një fabrikë e letrës te tjetra, nga një shtypshkronjë te tjetra, derisa u gjet zgjidhja e duhur për të filluar shtypin e përkthimit të Kur`anit. Letra e duhur dhe shtypshkronja më e përshtatshme. Sa për informim, Vizituam edhe administratën e DIYANET VAKFIT në Ankara.

- Advertisement -

Kur filloi shtypi, unë duhej të pres, të marr për çdo dit dhe të kontrolloj montazhin definitiv secalin tabak, sepse montazhi bëhej nga PAUSI – letër dylli.

Veprimtari Mustafa, në lokalin e tij MINI MARKET, jo larag shtëpisë, grumbullonte ndihma për Kosovën dhe i përcjellte për në destinimin konkret. Derisa unë bëja punën time, Mustafa, krahas angazhimit që kërkon Minimarketi, bënte thirrje, në forma të ndryshme, për të ndihmuar popullin e Kosovës. Në disa emisione në radio, ai kishte dhënë numrin e telefonit dhe adresën e Marketit se ku mund të kontribonin vullnetmirët. Në emisionet përkatëse bënte thirrje edhe për kontribute financiare për shtypin e përkthimit të KUR`ANIT në gjuhen shqipe, që ishte bër marrëveshja të shtypen 5 000(pesë mijë ekzemplar). Në ata emisone radiofonike më prezentoi edhe mua, me qëllim që dëgjuesit të njoftohen drejtpërdrejt me përkthyesin.

Për çdo dit te Minimarketi I Mustfës defilonin dhjetëra vullnetmirë që kontribonin për zbutjen e problemit që kishte popullata e Kosovës sapo dalur nga lufta.

Një ditë erdhi në Minimarketin e Mustafës një zonjë e moshës mesatare, elegante, truphollë, serioze që kishte përgatit disa valixhe me veshmbathje për mosha të ndryshme – duket se i kishte siguruar nga shumë burime – dhe pasi u prezentua dhe tregoi qëllimin se nuk kishte ardhur të blejë gjë këtu, por kishte ardhë të dorëzojë atë çka kishte siguruar të kontribuojë për Kosovën.

U ul dhe i shpalosi ca tesha duke i lëshuar në një shtrojë, aty ku ishin grumbulluar edhe ndihma të tjera. E mbajta mend emrin, sidomos mbiemrin: Güzelgöz – Sybukur! Ajshe Güzelgöz.

Nuk e kishte vetëm mbiemrin të bukur. Zemrën e kishte edhe më të bukur!

Duke i folur Mustafa për qëllimin e këtyre ndihmave dhe për apelin që e kishte bërë në emisionet në radio, për shtypin e përkthimit të Kur`anit, nuk e la pa i treguar se përkthyesi ishte përballë tyre, i pranishëm.

Z. Aishe Gyzelgoz, më hodhi një shikim si kalimthi dhe lehtë, lehtë, me mallëngjim e shpërthekoi zingjirin që barte, si stoli për qafe, e lëshoi ngadal në skajin ku i pat lënë, pak më parë, ato teshat tjera dhe ngadalë pëshpëriti: “ Bu da Kosova’ya hediyem olsun”! (edhe ky le të jetë dhuratë për Kosovën).

Mustafa e veçoi këtë “hediye” nga almiset tjera dhe kur e mori në dorë, sipas peshës, ky është rreth 200 marka, u shpreh ai dhe falënderoi edhe një herë zojën Ajshe.

Më mbeti në kujtesë ky akt i rrallë e çast i veçantë. Ishte një gjest i shprehjes së dhëmbjes për dikënd që as nuk e ka pare as që do ta shohësh ndonjëherë – por vetëm ta ndien shpirti se duhet ndihmuar.

Në periudhën që kaloi Kosova nga viti 1990 deri në vitin 1999, ka pas edhe raste tjera të tilla, që gjithsesi e meriton të kujtohen në çfarëdo forme qoftë, nga ata që i kanë përjetuar konkretisht, porë unë nuk munda ta lë pa e përkujtuar këtë që e kam përjetuar drejtërësëdrejti, kur po kujtoj 25 vjetorin e veprimeve konkrete të një humanitari.

Montreal, 20 dhjetor, 2024.

KosPress Portal 20/02/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

ArteRoze

Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale

14/05/2025
Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?