Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > Publikohet për herë të parë dita e saktë e vdekjes së Ismail Qemalit, detajet interesante
Arte

Publikohet për herë të parë dita e saktë e vdekjes së Ismail Qemalit, detajet interesante

Published 26/01/2024
Share
SHARE

Publikohet për herë të parë dokumentet që vërtetojnë ditëlindjen dhe ditëvdekjen e saktë të Ismail Qemal Bej Vlorës. Dokumenti që vërteton datën e vdekjes është marr në komunën e Peruxhias.

Ndërkohë që dokumenti tjetër që sjellim më poshtë është marr nga regjistri i gjendjes civile në Bruksel, në vitin 1900, i vënë në dispozicion nga Darling Vlora, stërnipin e Ismail Qemalit. Dita e lindjes së tij sipas këtij dokumenti është 24 janar 1844. Aty pasqyrohen në gjuhën frënge të dhënat personale të Ismail Qemalit dhe të 3 djemve të tij që e shoqëronin.

Ajo që të bën përshtypje është mënyra e regjistrimit të vendlindjes, Vlorë, Shqipëri. Duke pasur parasysh që në këtë periudhë Shqipëria ishte akoma pjesë e Perandorisë Osmane, ky fakt është një tregues i qartë i vetëdijes dhe ndjenjës së përkatësisë së tij shqiptare.

Pas arratisjes së bujshme nga Stambolli më 1 maj 1900, Ismail Qemali shkoi në Athinë, Greqi. Më 16 qershor 1900, ai u nis nga Athina për në Romë. Pas tri javësh qëndrimi në Romë, ai shkoi më pas në Gjenevë, Zvicër, dhe prej andej, më 14 korrik 1900, ai arriti në Paris. Në Paris qëndroi disa javë. Nga Parisi ai shkoi në Londër dhe më vonë në Bruksel, ku vendosi të zhvillojë veprimtarinë e tij patriotike dhe të hyjë në rrethet diplomatike europiane, për t’i shfrytëzuar më mirë situatat e krijuara në interes të Shqipërisë.

- Advertisement -

Ismail Qemali kishte një dëshirë të hershme për të pasur një organ shtypi për të mbrojtur kauzën shqiptare. Për këtë qëllim, ai i shkroi Faik Konicës, i cili botonte prej disa vitesh gazetën “Albania” në Bruksel, për t’u takuar me të dhe për të parë mundësinë që ta merrte ai gazetën “Albania”. Ismail Qemalit i pëlqeu shumë Brukseli dhe vendosi që ta zgjidhte si vendbanimin e tij të ardhshëm.  Në fillimin e viteve ‘900, ai punoi së bashku me Faik Konicën për revistën “Albania”. Ai donte të gjallëronte revistën “Albania”, prandaj përfundoi një marrëveshje me Faik Konicën pronarin e saj, dhe mori drejtimin. Marrëdhëniet me Faik Konicën nuk zgjatën shumë. Dhe Ismail Qemalit iu desh të hapte një gazetë tjetër. Ai i  vuri asaj emrin “Le Salut de l’Albanie”. Gazeta shtypej në shqip, turqisht e greqisht. Arsyeja kryesore e nxjerrjes së kësaj gazete ishte mbrojta e kauzës shqiptare. Kauzë të cilën ai do ta vazhdonte me këmbëngulje deri sa mbylli sytë dhe kaloi në amshim në Peruxhia, Itali, më 26 janar 1919.

Nga Evarist Beqiri, Autor i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit”.

KosPress Portal 26/01/2024
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale
Sport 28/05/2025
Guerot: Asociacioni nuk krijon entitet si në Bosnje
Lajme 28/05/2025
Luis Enrique vlerëson Interin: “Kemi përballë një skuadër me histori të fortë”
Sport 28/05/2025
Skandali i mbetjeve shtazore: Prokuroria interviston Faton Peci për katër orë
Lajme 28/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

ArteRoze

Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale

14/05/2025
Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?