Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati jo rrallë herë është kryelajm në mediat rozë, qoftë për projektet e saj muzikore, e po ashtu edhe për jetën personale.
Kësaj radhe Hajati është e ftuara e Granit Miftarit në emisionin “In&Out në RTV21. Aty ajo do të ndanë shumë detaje rreth projekteve të reja muzikore, e po ashtu komenton edhe projektet që ka publikuar, shkruan portali rtv21.
Ronela njofton se është në do ta finalizojë albumin me pjesën e dytë. Ajo po ashtu tregoi për planin e saj për një koncert recital i cili do ta shënonte karrierën e saj disavjeçare.
Ronela u përgjigj edhe në pyetjen e Granitit për kuptimin e titullit të këngës TQR, e që nuk e mohoi se e ka edhe kuptimin e të sharës.
- Advertisement -
Për këto e shumë të tjera ndiqeni sot emisonin “In&Out” në RTV 21 duke filluar nga ora 19:30.