Shkruan: Sadik KRASNIQI
Arif Bozaxhi, “Prushi i gurit”, poezi, botoi SHB “Lëna Grafik”, Prishtinë 2022.
Poeti Arif Bozaxhiu. vjen para lexuesve të vet me librin e tij më të ri, të dhjetin, me poezi, “Prushi i gurit”. Dyzetë e tri poezitë e librit “Prushi i gurit”, janë “shkreptima lirike” siç do t´i quante Arshi Pipa, që i shkojnë përshtati bukurisë së stilit eliptik të këtij autori. Introspektiviteti i tij ka një kreshento përndritëse me përmasa kozmogonike. Fantazia imagjinative e lirikës së tij transcendencohet përmes një figurativiteti poetik me një unikalitet idiomatik. Struktura vargore e këtij libri është ndërtuar në variantin e gnomës sentenciale. Dendësia kuptimore e këtyre poezive, me pak fjalë e vargje, herë pas here ka tiparin e haikut. Figurshmëria e poetikës së librit “Prushi i gurit” bëhet përmes kontrasteve metaforike gjegjësisht oksimoronit metaforik. Te ky libër, vetë titujt janë simbole me intencë të shndërrimit të tyre në konstrukte të ligjërimit metaforik. Krahas titujve të emëruar me simbole si: milingona, fryma, dallëndyshja, flutura, kemi edhe titujt me sintagmave metaforike si: prushi i gurit, biblioteka yjesh, sheshi i yjeve, dielli peshon kaltërsi, qielli i rinisë, planeti i dashurisë, xhelozia e peshqve etj.
Arif Bozaxhiu poetikën e ligjërimit lirik e ndërton nga simboli si titull duke e përzgjeruar në sentencë të thukët si tekst metaforik, metonimik e oksimoronik si p.sh.
- Advertisement -
Milingona
Një milingonë erdhi te syri im
ec më tha
se liria është një greminë e fshehur
pas diellit (f. 21)
- Advertisement -
Poetika e këtij libri është tërësi e një vistër metaforash të bukura si: prushi i gurit,, biblioteka yjesh, ëndërr e zjarrtë, ëndërr e gjinkallës, kurmi i natës, arka e vetmisë, pesha e gurit, grusht hi, mallkim i heshtjes, puthje e fluturës, adresa e dallëndyshes, sheshi i yjeve, gjak i yjeve, puthja e diellit, xhelozia e peshqve etj. Këto metaforai shërbejnë tematikës, motivit e idesë të poetit për ta shfaqur ligjërimin e tij lirik. Lirikën e Arif Bizaxhiut e karakterizon insistimi në pulsimin e metaforave impresive që shfaq interspektiven autoriale.
Në këtë libër ka disa simbole dhe metafora të përndritura, si : diell, yjet, drita, kallje, prushi i gurit, ëndërr e zjarrtë, që heroit lirik i japin kontur të Prometeut mitik. Madje edhe librin e fillon me në gjakim flijues, duke u djegur për liri:
Prushi i gurit
- Advertisement -
po digjem
po digjem
në prushin e gurit
si zogu në ëndrrën e vet
syçelë për liri (f. 5)
Arif Bozaxhiu është mjeshtër i krijimit të abstraksioneve dhe absurditeteve imagjinative si poezia:
Prrockë këngësh
Në ëndrrën e gjinkallës
Kënga u thur si rrjetë merimange (f. 9)
Por di të krijojë edhe imazhe vizuale që reflektojnë me një metaforë befasuese me nuance oksimoroni:
Lejleku
Në lumin Majn
një lejlek, pinte diellin! (f. 10)
Si në të gjithë opusin lirik të këtij autori, edhe në këtë libër, gruas i këndohet me një pietet dhe adhurim. Gruaja e ka bukurinë e përsosmërisë fizike, dinjitetin e paprekshëm, ështëreale, mitike, madje bukuria e saj himnizohet me rikuozita kozmike duke adhuruar deri në kult.
Grua
I vetmi planet
Ku lulëzojnë yjet (f. 16)
Në këtë lirikë gjejmë edhe një epifani të bukur në formë epitafi onirik:
Ëdrra
vetëm zogjtë
mund të dinë
peshen e gurit
mbi varr (f.209
Arif Bizaxhiu shfaqe pikëpamje diskursive edhe për poezinë, përmes një imagjinate me elemente kozmike:
Poezia
Poezia është gjak
i yjeve
që e shtrydh
për t´i bërë dritë
imagjinatës (f. 38)
Poetika e Arif Bozaxhiut, ndërtohet përmes një stili të lartë deri në estetizëm, që këtë krijues e bënë të jetë poet preciozit. Poezia e tij, lexohet gjithnjë e më vëmendshëm nga lexuesit që e dojnë dhe e çmojnë poezinë elitare. Arif Bozaxhiu me lirikën e tij të veçantë, me një autenticitetin superior, ka hyrë në orbitën e plejadës së poezisë shqipe, duke kaluar suazat e saj me përkthimet e herëpashershme në gjuhët tjera. Edhe libri më i ri “Prushi i gurit” hyn në vazhdën e librave me shenjë prurjeje në poezinë moderne shqipe dhe që e gëzon lexuesin e poezisë së bukur.