Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > Kënga më e vjetër në botë u zbulua në Siri
Arte

Kënga më e vjetër në botë u zbulua në Siri

Published 25/01/2023
Share
SHARE

Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s.1200 p.e.s.)

Zbulimi i viteve 1950 ishte vërtetë i veçantë, sepse me to dalin në pah dëshmitë më të vjetra të muzikës së lashtësisë. Nga gjithsej 36 himne, pllaka h.6 ishte më e kompletuara. Sot ajo njihet si “Himni hurian për Nikalin” dhe i dedikohet Perëndeshës së Hënës. Është mbi 3400 e vjetër. Por, vetëm pas punës shumëvjeçare, studiuesit në vitet 1970 ia dalin ta zbërthejnë vijën melodike dhe po ashtu edhe përmbajtjen e tekstit.

Versioni që mund ta dëgjoni në video, interpretohet nga kanadezi Peter Pringle. Në vitet 1970-’80 Pringel merrej me muzikën pop-rok, por sot është një nga njohësit më të mirë të muzikës dhe instrumenteve të lashta të Orientit. Përkthimi në shqip i tekstit që këndon, përafërsisht është ky:

Perëndeshës i bëra dhurata
Se ajo do ta hapë zemrën e vet në dashuri,
Dhe se mëkatet e mia do të falen.
Le ta kënaqin vorbat e mia me vajin e ëmbël të susamit,
Që ajo të na shikojë me dashamirësi,
Dhe të na bëjë të frytshme.

- Advertisement -

Ashtu si arat me drithë që mbijnë,
Me burrat e tyre gratë le t’i lindin trashëgimtarët
Dhe uroj që ato që ende janë të virgjra
Një ditë të bekohen me fëmijë.

KosPress Portal 25/01/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025
Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar
Lajme 29/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

ArteRoze

Eurovision 2025: Shqipëria siguron vendin në finale

14/05/2025
Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?