Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Arte > Emrin që na e mësuan venecianët e bizantinët dhe ne nuk e harruam kurrë
Arte

Emrin që na e mësuan venecianët e bizantinët dhe ne nuk e harruam kurrë

Published 15/02/2023
Share
SHARE

Shkruan: Blerim Latifi

Në media tona emri “shka” konsiderohet si emër fyes për serbët. Për këtë arsye secilit që e përdorë atë, i censurohet zëri ose teksti i shkruar.

Ku i ka rrënjët ky emër dhe domethëniet e tij?

Dihet se shqiptarët nuk e kanë sajuar atë. Sajues të tij janë bizantinët dhe venecianët, bashkë me Kishën Katolike. Prej tyre pastaj ka hyrë në fjalorin e gjuhës shqipe, por me disa modifikime fonetike.

- Advertisement -

Në librin e tij “Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe sllavëve të jugut”, studiuesi shqiptaro-amerikan i Universitetit të Columbia-s, Stavro Skëndi, na e jep një shpjegim interesant të historisë së këtij emri.

Ja shpjegimi i tij : “Shqiptarët quajnë shkje sllavët fqinjë. Po si ka ardhur kjo? Gustav Meyer-i e jep etimologjinë e “shkja” nga latinishtja Sclavus, që do të thotë skllav. A mund të ketë qenë kjo formë, si dhe termi Sclavonia, e njohur nga shqiptarët në kohët e lashta?

Dihet se një zonë e madhe gjeografike, e cila nga shekulli i shtatë ( koha e dyndjes së sllavëve në Ballkan) deri tek i dhjeti që përfshinte të gjitha tokat ndërmjet Zarës, Selanikut dhe maleve Rodope, quhej greqisht Sklavinikai dhe latinisht Sclavinica. Në një marrëveshje tregtare ndërmet Dubrovnikut dhe Ankonës( 1292) me emrin Sclavonia nënkuptohej krahina ndërmjet lumenjve Narenta (në Dalmaci-Bosnje) dhe Drin-Bunë(në Shqipëri). Në shekullin e katërmbdhjetë statuti i qytetit Kotorr bënte një dallim të qartë ndërmjet kroatëve të veriut dhe sclavi.

Nga faktet e mësipërme historike bëhet e qartë se fjalët Sclavi dhe Sclavonia, kjo e fundit për tokat e sllavëve të jugut afër Shqipërisë, duhet të njiheshin nga shqiptarët në mesjetë.

Por si mund të shpjegohet ndërrimi nga latinisht Sclavus në shqip shkja?

- Advertisement -

S latine para k ka dhënë në shqip sh, si p.sh. latinisht scala ka dhënë në shqip shkalla ; lat. episcopus ka dhënë në shqip peshkop. Kështu latinisht Sclavus ka dhënë në fillim shqip Shklavus. Për një arsye ose një tjetër, tingujt e rrokjes –vus ranë dhe shklavus u bë shkla. Meqë kl në shqipen e Shqipërisë ka dhënë kj që u bë q: – klani në fillim dha kjani e në fund qani, po kështu kemi shkla në fillim, e pastaj shkja e shqa. Këto dy format e fundit ndeshen në këngët heroike të Shqipërisë së Veriut”

Skëndi nuk është i sigurtë mbi kohën kur emri Shkja u perhap në të folurën e shqiptarëve. Duke iu referuar Frang Bardhit, i cili në veprën e tij “Fjalori latinisht-shqip” (1635) emrin latin Schiavonia (Sclavonia) e përkthen në shqip si Schienia(Shkinia), Skëndi shtron tezën se emri Shkja duhet të jetë përhapur tek shqiptarët ndërmjet viteve 1555-1635.

Nëse ky emër ka përmbajtur një domethënie pezhorative për serbët, atëherë ajo domethënie duhet të ketë pasqyruar si qëndrimin negativ doktrinor të katolikëve për ortodoksët sllavë( sidomos pas persekutimit sistematik të katolikëve nga Car Dushani), ashtu edhe qëndrimin negativ doktrinor të ortodokësve grekë për ortodoksët sllavë.

- Advertisement -

Po si mbijetoi ky emër me origjinë bizantino -veneciano-katolike tek shqiptarët, të cilët kaluan nga krishterimi latin në islam?

Një arsye është se konvertimi, sidomos në fillim, ishte sipërfaqësor dhe nuk preku traditën e gjatë kulturore shqiptare, parasegjithash zakonet dhe gjuhën. Argumenti më i mirë për këtë është fakti se, ndonëse kaluan nga Krishterimi latin në Islam, shqiptarët vazhduan të qëndrojnë të lidhur fort pas të drejtës zakonore, kanunit, rrënjët e të cilit qartësisht janë europiane.

Më pas kur aleanca e gjatë midis Kishës Ortodokse Serbe dhe Perandorisë Osmane u prish, emri Shkja, krahas domethënies së hershme negative katoliko-veneciane, duhet të ketë fituar një domethënie negative shtesë , të ushqyer nga konfliktet e reja midis muslimanëve dhe serbëve, të cilat filluan pas shfaqjes së kërcënimit rus ndaj Perandorisë Osmane. Kjo domethënie ka qenë fatale për ortodoksët shqiptarë.

Ndërkaq, pas vitit 1912, si pasojë e shtypjes brutale të shqiptarëve nga regjimet e ndryshme serbe, këto dy shtresime kuptimore të emrit vetëm sa janë përforcuar edhe më shumë. Në këtë kontekst figurës së shkaut si “ortodoksi antikatolik”, dhe figurës së shkakut si “ortodoksi antimusliman”, i shtohet një figurë e tretë : “shkau antishqiptar”.

KosPress Portal 15/02/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Komoran – vdes njëri nga shoferët e kamionëve
Lajme 10/05/2025
Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Arte

DRIDHMË

22/04/2025
Arte

U PULIT         

10/04/2025
Arte

RËNIA E RRUAZAVE

01/04/2025
Arte

Parashqevi Simaku konfirmon kthimin në Tiranë, ja data e koncertit

21/03/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?