DOLLI MORTI
Era e lehtë e shtratit tonë do të depërtojë,
Do të bekohemi me varre të thella.
Lule të çuditshme do të na rrethojnë.
Është një anë më e ndritshme për ne.
Kështu thotë poeti, Charles Baudelaire.
Dhe,
unë shkova tek livadhet e kumbullave,
të ngre dollinë e një morti të bukur,
sepse, aty u shtri kënga e lotit të nuses.
Një vdekje,
që puthet nën kubenë e qiellit të vet.
Aq më tepër,
një këngë morti e skalitur në granit.
Natyrisht, në shenjë respekti,
sepse u rrah shumë nga dashuria.
Shkruan: Remzi Limani